Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Dua të mbyll karrierën te Reali”, mesfushori ka një mesazh për drejtuesit

schedule19:28 - 6 Shtator, 2020

schedule 19:28 - 6 Shtator, 2020

Luka Modric ka edhe një vit kontratë me Real Madrid. Mesfushori kroat, i cili mbush 35 vjeç në shtator, ka folur rreth së ardhmes për AFP, duke i dhënë një mesazh të qartë drejtuesve të “Los Blancos”.

Në moshën time nuk mund të bësh më plane të mëdha për të ardhmen. Më ka mbetur edhe një vit kontratë me Real Madrid. Dua të jap më të mirën time për të fituar të tjerë trofe me këtë skuadër.

Do të ishte diçka e bukur të mbyllja karrierën në Madrid, por nuk varet nga unë. E ka klubi në dorë. Dëshiroj të tregoj se mund të luaj sërish në nivele të larta edhe për disa vite, por do të marr në konsideratë opsione të tjera nëse nuk qëndroj te Reali“, deklaron Modric. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!