Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Thumbon” Troy Deeney: Ata vlejnë 40 milion dhe kanë shënuar më pak se unë

schedule08:49 - 7 Shtator, 2020

schedule 08:49 - 7 Shtator, 2020

Watford nuk arriti dot të mbijentonte sezonin e kaluar në Premier League dhë këtë sezon ata do të luajnë në Championship. Kapitenit Troy Deeney i vjen keq që ata ranë një kategori më poshtë, por veten akoma e konsideron si një sulmues për kampionatin më të fortë në botë.

“Unë ende e konsideroj veten time si një sulmues Premier League. Në sezonin e fundit unë shënova 10 gola në 26 ndeshje, një shifër aspak e keqe duke menduar se ishte sezoni i parë pas rikthimit,” deklaroi 32-vjeçari për “The Sun”.

“Sa gola shënoi Sebastien Haller sezoni e kaluar për West Ham? Gjashtë ose shtatë. Po Joelinton për Newcastle? Dy. Le ta shikojmë nga ky këndvështrim. Ata janë lojtarë që kushtojnë nga 40 milionë paund, ndërsa vlera ime është vetëm 300,000 paund. Koha ime ende nuk ka mbaruar,” përfundon Deeney. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!