Barcelona-Vidal “mundje krahu”, 6 milion euro vendosin të ardhmen

schedule16:06 - 6 Shtator, 2020

schedule 16:06 - 6 Shtator, 2020

Arturo Vidal dhe Inter kanë rënë dakord për të nënshkruar një kontratë 2-vjeçare, me opsion për të rinovuar edhe një tjetër vit. Mesfushori aktualisht është pjesë e Barcelonës dhe po bisedon për ndërprerjen e marrëveshjes aktuale.

Kiliani, duke qenë se nuk është në klanet e katalanasve, po tenton të përfitojë dhe i ka kërkuar klubit spanjoll që të paguhet deri në fund të sezonit. Ai kërkon pagat e 10 muajve, plot 6 milion euro.

Barcelona nga ana tjetër nuk dëshiron të paguajë asnjë qindarkë dhe pret që Vidal të heqë dorë nga pagat dhe të lihet i lirë. Në mes mund të jenë edhe 2.4 milion euro të tjera, që janë të përfshira në kontratë në formë bonusesh. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!