Franca e nisi me fitore rrugëtimin e saj në Ligën e Kombeve. Të besuarit e Deschamps triumfuan 0-1 në transfertën e Suedisë. Ishte ylli i PSG-së, Kylian Mbappe, ai që i dha fitoren kampionëve të botës me golin e shënuar në minutën e 41-të të takimit.
I vetmi moment negativ për francezët në mbrëmjen e djeshme ishte penalltia e humbur nga Antoine Griezmann. Sulmuesi i Barcelonës shpërdoroi mundësinë për të blinduar fitoren, pasi gaboi nga 11 metrat.
Sipas “Leparisien”, 29-vjeçari është lojtari i parë në historinë e Francës që ka gabuar tre herë radhazi nga pika e bardhë e njëmbëdhjetë-metërshit. Tashmë ndeshja e radhës për blutë do të jetë ditën e martë, ku do të presin në “Stade de France” Kroacinë. /abcnews.al
?? Griezmann is the first player in the history of the French national team to miss three consecutive penalty kicks [leparisen] pic.twitter.com/PmdQeEy2ai
— FCBarcelonaFl ? (@FCBarcelonaFl) September 6, 2020