Një mjeke kardiologe në qendrën spitalore “Xhaferr Kongoli” në Elbasan është infektuar me Covid-19.
Burime bëjnë me dije për gazetarin Aldo Kozarja se pas daljes së rezultatit, është karantinuar edhe kolegia e saj, me të cilën ka pasur kontakt.
Bashkë me rastin e sotëm, shkon në tre numri i mjekëve të infektuar në Elbasan, pasi disa dy më parë rezultuan pozitivë edhe dy kirurgë./m.v. abcnews.al