Alban Bushi është shumë i lumtur për fitoren spektakolare të djemve të tij. Shqipëria U-21 shkatërroi Austrinë jashtë fushe me rezultatin 1-5 ditën e djeshme, falë një futbolli fantastik dhe golave shumë të bukur.
Trajneri i kuqezinjve të vegjël, të cilët janë rikthyer në Shqipëri për t’u përgatitur për sfidën ndaj Andorrës (8 shtatori, 19:00) foli për Supersport rreth triumfit, objektivave dhe brezit të artë që ka në dispozicion.
FITORJA – “Ishte një fitore e madhe. Na fakt, ne kishim shumë besim se do të fitonim. Kishim shumë mungesa, por e morëm me optimizëm ndeshjen, sepse nuk kishim çfarë të humbnim. Lojtarët dhanë maksimumin dhe dua t’i falënderoj, ajo që bënë ishte e pabesueshme. Kanë vrapuar dhe luftuar shumë. Kur duam, mund të bëjmë gjëra të mëdha”.
LEXO EDHE: VIDEO/ Spektakël dhe goleadë, Shqipëria U-21 mposht thellë Austrinë
OBJEKTIVAT – “Ne kemi dy objektiva: rezultatin dhe të përgatisim lojtarë për Kombëtaren A. Me këtë fitore të madhe u shpërblye puna dhe sakrifica që kemi bërë”.
E ARDHMJA – “Kombëtarja A e ka të ardhmen të sigurt, pasi do të ketë shumë alternativa. Për 15-20 vitet e ardhshme, Shqipëria do të ketë shumë lojtarë cilësore dhe do të pretendojë jo thjesht kualifikimin në finalet e kompeticioneve të mëdha, por edhe kalimin në raunde, përtej fazës së grupeve. Këta janë djem të rinj, inteligjentë dhe më shumë cilësi. Mundohemi transmetojmë dëshirë dhe egon”. /abcnews.al