Dosja Buci, babai merr përsipër vrasjen e vajzës për të shpëtuar djalin, por e fundos dëshmitari

schedule18:14 - 5 Shtator, 2020

schedule 18:14 - 5 Shtator, 2020

Faik Buci për të shpëtuar djalin ka bërë një lëvizje duke pranuar autorësinë e vrasjes së vajzës së tij. 66-vjeçari një ditë pas arrestimit së bashku me të birin është shprehur se e ekzekutoi ai vajzën për cështje nderi.

E vrava për të shpëtuar nderin e familjes” u tha Faik Buci hetuesve që e morën në pyetje, raporton për abcnews.al gazetarja Glidona Daci. Por dëshmitari, bashkëpunëtori i drejtësisë e rrëzon këtë version, pasi ai ka deklaruar se autori i vrasjes së 23-vjeçares është vëllai i saj dhe jo babai.

Shkëlzeni e qëlloi direkt me plumb në fytyrë dhe pastaj edhe disa herë të tjera se kujtoj shumë mirë pasi u trondita më pas është afruar tek makina ka marre disa qese dhe e ka mbështjellë trupin dhe se di ku e ka hedhur pasi isha i frikësuar” tha ai. 

Pas thurjes së planit nga i ati, vëllai e vrau 23-vjeçaren, pasi nuk pranonin faktin që kishte vendosur që të largohej nga shtëpia për të bashkëjetuar me një person në zonën e Freskut. Fillimisht ishte i ati që tentoi që ta vrasë vajzën, por dështoi dhe më pas u fut në veprim djali që e vrau.

E gjithë ngjarja u zbulua nga i penduari i drejtësisë duke çuar pas hekurave të atin e vajzës, ndërsa i vëllai përpos dënimit që po vuan do të përballet edhe me akuza të reja për vrasjen e motrës, 23-vjeçares Eglantina Buci./ d.b/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!