Fundjavë plot miqësore, brenda dhe jashtë kufijve. Shumica e tyre zhvillohen sot dhe vetëm një nesër, ajo mes Kukësit e Llapit në Durrës prej orës 17:30. Në këtë orar, ditën e sotme luhen dy prej ndeshjeve testuese të programuara.
Në Fier kanë menduar që ekipi i parë të përballet me të rinjtë, kurse në Maqedoninë e Veriut Egnatia ndeshet me skuadrën e Pelister. Takimet e tjera zhvillohen në orën 17:00. Kastrioti pret në Fushë-Krujë Burrelin, Partizani përballet me Strugën, kurse Vllaznia luan kundër Pogradecit.
Laçi ka zgjedhur të udhëtojë drejt Lezhës fqinje, ku e pret Besëlidhja. Takime të tjera në plan për sot janë edhe Turbina-Dinamo dhe Tomori-Naftëtari. /abcnews.al