Moda është vërtet ciklike. Pavarësisht se disa tendenca janë lënë në harresë për disa dekada, ata janë rikthyer përsëri në qendër të vëmendjes. Tashmë, trendet e viteve ’90 dhe fillimi i viteve 2000 po rikthehen dhe Bright Side ka renditur disa prej tyre.
Prerja “Mullet”
Kjo është një ndër modelet më të njohura të flokëve gjatë 50 viteve të fundit për burrat dhe gratë. U bë e njohur së pari në vitet ’70 kur personazhe të njohur si Paul McCartney dhe David Bowie i mbanin flokët në këtë model. Në vitet ’80 dhe ’90, edhe më popullore. Dhe tashmë është rikthyer sërish në modë në mesin e VIP-ave dhe njerëzve të tjerë.
Konturimi i buzëve me laps
Trend që identifikon vitet ’90. Tashmë, konturimi i buzëve me laps në ngjyrat nude por jo vetëm, është rikthyer sërish në modë.
Këpucë me takë katrore
Këpucët me takë katrore u kthyen sërish trend në fund të vitit 2019. Këtë verë ata kanë qenë të preferuarat e shumë VIP-ave dhe blogereve.
Triko me kopsa
Në vitet ’90, të gjitha vajzat e kishin patjetër një veshje të tillë. Këto triko, zakonisht të shkurtra që vishen në vend të një bluze, janë kthyer sërish në modë.
Modeli i flokëve “Double-Bun”
Ky model ishte e popullarizuar në mesin e vajzave të rritur në vitet ’90 dhe 2000. Tashmë gati 20 vite më vonë, kjo tendencë është rikthyer përsëri.
Reçipeta të dukshme
Bluzat transparente dhe rrobat e tjera që tregojnë reçipetat janë kthyer përsëri në modë.
Këmishat Hawaiian
Veshjet e tilla ishin shumë të njohura në vitet ’50 -’60 dhe Elvis Presley ishte një ndikim i madh. Më vonë, në vitet ’90 u kthye sërish në modë, për t’u bërë sërish pjesë e pandashme në garderobën e gjithsecilit edhe në ditët e sotme.
Sandale me lidhëse të gjata
Edhe pse mund të kërkojnë pak kohë për t’u veshur, ata janë rikthyer sërish trend i modës.
Zinxhirë e mëdhenj në qafë
Zinxhirët u bënë të njohur në vitet ’60 dhe ’70. Kjo ishte koha e një revolucioni të madh të modës dhe kur u shfaq kultura punk. Në ditët e sotme, janë mjaft të përdorur nga të famshëm por jo vetëm.
Pantallona me bel të shkurtër
Edhe pse kohët e fundit trend kanë qenë pantallonat me shtat të lartë, këta po zëvendësohen me ata me shtat të ulët, një trend i shumë viteve më parë. /xh.d/abcnews.al