Vaksina kundër koronavirusit e zhvilluar dhe e testuar në Rusi ka gjeneruar antitrupa neutralizues në shumë nga ata që u vaksinuan me të.
Dhe, ndërsa bërja e vaksinës shoqërohet zakonisht me efekte anësore si temperatura, në këtë rast efektet ishin të buta, sipas të dhënave të publikuara të premten nga revista mjekësore The Lancet, shkruan abcnews.al
Ndaj Rusisë u derdhën një numër kritikash kur njoftoi se kishte aprovuar vaksinën e parë në botë të koronavirusit për përdorim publik në gusht, para se të kishin përfunduar testet vendimtare të Fazës 3.
Në studimet e Fazës 1 dhe 2 të vaksinës, e cila quhet Sputnik V, të 76 pjesëmarrësit në studim prodhuan antitrupa ndaj virusit që shkakton Covid-19, sipas raportit të së premtes në Lancet.
Nivelet e përgjigjes së antitrupave neutralizues ishin të ngjashme me përgjigjen imune që njerëzit patën pasi u shëruan natyrshëm nga Covid-19, sipas studimit.
Po ashtu, shkencëtarët panë edhe prodhimin e qelizave T, një tjetër përbërës i sistemit imunitar.
Testet e bëra sugjerojnë se kjo vaksinë prodhoi po ashtu një përgjigje të qelizave T brenda 28 ditëve,” shkruajnë studiuesit.
Shkencëtarët që nuk janë përfshirë në studim janë shprehur se, ndërsa rezultatet janë një një shenjë pozitive, vetëm teste më të mëdha të Fazës 3 mund të konfirmojnë nëse vaksina e parandalon në të vërtetë sëmundjen Covid-19. s.b/abcnews.al/