PD, Çollaku: Trump grisi sot planin Rama-Vuçiç për copëtimin e Kosovës

schedule20:49 - 4 Shtator, 2020

schedule 20:49 - 4 Shtator, 2020

Partia Demokratike me anë të drejtuesit të Departamentit për Politikën e marrdhënieve me Jashtë Kreshnik Çollaku, thotë se Trump sot ka grisur planin Rama-Vucic për copëtimin e Kosoves.

Anëtari i Kryesisë së PD, Kreshnik Çollaku siguron se Kosova për marrëveshjen e sotme në SHBA duhet të bënte sakrifica, dhe një ndër to ishte pjesëmarrja në Mini- Shengen.

Çollaku shkruan se firma e presidentit Trump në Shtëpinë e Bardhë grisi planet e Ramës dhe Vuçiç për të ndarë Kosovën.

“Sot presidenti i SHBA tregoi se Kosova Serbia e Ballkani kane rruge e mundesi te tjera per te jetuar ne paqe e te zhvilluar,se ndarja e copetimi i Kosoves nuk eshte opsion“, shkruan Çollaku.

Reagimi i plotë

Marrëveshja Kosovë-Serbi, Çollaku: Trump grisi sot planin  Rama-Vuçiç për copëtimin e Kosovës

Te pikelluarit e medhenj te Ballkanit jane sot Rama dhe Vucic, qe planifikuan copetimin e Kosoves, qe lobuan e paguan kripur per te bindur deri keshilltarin e sigurise kombetare ne Shtepi te Bardhe Bolton, se ndarja e Kosoves do te ishte e vetmja zgjidhje ballkanike per konfliktin Serbi Kosove.

Sot dy te pikelluarit qe buzeqeshin nga halli, jane humbesit e medhenj te Ballkanit.

Firma e presidentit Trump ne Shtepine e Bardhe grisi planet e Rames dhe Vucic per te ndare Kosoven. Sot presidenti i SHBA tregoi se Kosova Serbia e Ballkani kane rruge e mundesi te tjera per te jetuar ne paqe e te zhvilluar,se ndarja e copetimi i Kosoves nuk eshte opsion.

Rama dhe taborri i tij i propagandes jane ne panik, pasi per dy vjet mashtruan e helmuan  publikun me tezen se Ndarjen e Kosoves e paska dashur SHBA e Shtepia e Bardhe.

Sot firma e Trump ne Shtepi te Bardhe tregoi qarte se teorite e ndarjes dhe implikimit te SHBA ne te ishin mashtrime te paguara e lobuara nga lobet proserbe ne Washington dhe sejmenet e tyre ne Tirane.

N.D./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!