Georgina Rodriguez ka mahnitur sërish me paraqitjen e saj në edicionin e 77-të të filmit në Venecia. Partnerja e futbollistit Cristiano Ronaldo u shfaq e veshur më një fustan elegant të zi, që i nxirrte në pah format perfekte trupore.
Edhe këtë herë, 26-vjeçarja ka preferuar që për imazhin e saj të kujdeset stilistja shqiptare, Lia Stublla. Kjo e fundit e ka falenderuar publikisht Georginës, që i ka besuar sërish asaj në këtë eveniment të rëndësishëm.
“Si gjithmonë është një kënaqësi e veçantë të krijosh fustane për zonjën e bukur Georgina, faleminderit edhe njëherë shumë që i besove punës sonë, ti i bën veshjet tona të shkëlqejnë ndryshe. Dashuri.“, ka shkruar stilistja.
Mirëpo, fustani i Georginës ka tërhequr vëmendjen edhe të mediave të huaja. Daily Mail i ka kushtuar një artikull punimit të stilistes shqiptare. Kjo nuk është hera e parë që partnerja e Ronaldos zgjedh stilisten shqiptare, pasi ajo shkëlqeu në Sanremo e veshur nga Stublla.
“Nëse dëshironi të bëni një hyrje spektakolare, zgjidhni një fustan me sequin. Georgina Rodriguez na tregoi saktësisht se si dukej kur veshi një fustan me shkëlqim në Festivalin e Filmit të Venecias. Punuar nga Lia Stublla, ky dizajn që të lë pa frymë mburret me një dekolte të hapur, dhe me pjesën e hapur tek pjesa e kofshës.“, shkruan ndër të tjera Daily Mail. xh.d/abcnews.al