Tre ditë pas hapjes, mbyllen 22 shkolla në Francë

schedule15:12 - 4 Shtator, 2020

schedule 15:12 - 4 Shtator, 2020

Njëzet e dy shkolla janë mbyllur në Francë për shkak të përhapjes së koronavirusit, njoftoi të premten Ministri i Arsimit Jean-Michel Blanquer, tre ditë pas hapjes së shkollave në të gjithë vendin.

“Në Francën kontinentale, tani ka 12 (shkolla) të mbyllura nga një total prej mbi 60,000, që është një shifër e vogël. Në La Reunion (një departament jashtë shtetit), ka 10 shkolla,” i tha Blanquer transmetuesit lokal Evropa 1.

Rreth 12.4 milion nxënës në Francë u kthyen në klasa të martën. Sipas planit të qeverisë për kthimin në shkollë, nxënësit e moshës mbi 11 vjeç duhet të mbajnë maska gjatë gjithë kohës. g.v/abcnews.al