Moderatorja e ëmbël Klea Huta po kalon një ndër periudhat më të bukura të jetës.
Ditën e sotme, vogëlushi i saj, Krid feston tre muaj nga ardhja në jetë. Edhe mami Klea nuk ka nguruar të publikojë foto, në të cilën shfaqen këmbët e vogla të tij.
“O mreti i mamës ti, u bënë 3 muaj që ma ke shkrirë zemrën o era ime e mirë. Më ke ndryshuar si njeri. Po shkalloj për ty, edhe 100 dashuri! Ta puth mami këmbën e vogël, sa të postoj këtë foto! Të dua Krid!”.
Dedikimet e Kleas ndaj vogëlushit kanë qenë të shpeshta. Madje, ajo ka ndarë momente të ndryshme edhe nga pushimet e para me Krid dhe Elgitin, në bregdetin e jugut.l.k/abcnews.al