Në një kohë të shkurtër, Ava Max u kthye në një ndër emrat më të suksesshëm në idustrinë muzikore. Shqiptarja që prej vitesh në Shtetet e Bashkuara, ka sjellë një sërë këngësh që janë kthyer menjëherë në hite.
Ylli i hitit “Sweet but psycho” pritet të publikojë me 18 Shtator albumin që mban titullin “Heaven & Hell”. Ndërkohë që pak orë më parë, ashtu siç edhe kishte paralajmëruar, këngëtarja ka publikuar këngën ” OMG What’s Happening”, e cila është gjithashtu pjesë e albumit.
Kujtojmë që Ava u rendit në listën e artisteve më të dëgjuara në Spotify për vitin 2020, mes të cilave ishte gjithashtu edhe artistja tjetër shqiptare Dua Lipa. Gjithashtu, Ava publikoi një muaj më parë edhe projektin që mban titullin “Who’s Laughing Now”, e cila rezultoi mjaft e suksesshme. xh.d/abcnews.al