Serwer-Vuçiçit: Nëse nuk e njeh Kosovën, të presin ditë të vështira

schedule14:21 - 4 Shtator, 2020

schedule 14:21 - 4 Shtator, 2020

Eksperti amerikan për çështje të Ballkanit, Daniel Serwer ka reaguar në lidhje me zhvillimet më të fundit që po ndodh në kuadër të takimeve Kosovë-Serbi.

Serwer në reagimin e tij të fundit ka një paralajmërim për presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i cili thekson se Serbia do të jetë në pozitë të vështirë nëse nuk e njeh Kosovën.

Nëse nuk e njeh Kosovën, kjo do ta vendos Serbinë në pozitë të vështirë. Do të ballafaqohet me problemin e vazhdueshëm që anon nga ana nacionaliste dhe kjo mund të jetë një pengesë për anëtarësimin në BE”, ka thënë Serwer.

Ndër tq tjera ai shprehet se Vuçiç mund të kërkonte diçka nga BE-ja në këmbim, mbase ai do të kërkonte para nga SHBA, ose ndoshta hyrje më të shpejtë në BE.

Sipas Serwer shkëmbimi i territorit, i mbrojtur nga ish këshilltari i ngushtë i Trump, John Bolton, është një ide e mirë.

Shkëmbimi i territoreve do të çonte në spastrim etnik, jo vetëm në Serbi dhe Kosovë, por gjithashtu në Bosnjë dhe Maqedoni, dhe kjo mund të ndikojë në Moldavi, Gjeorgji, Ukrainë … Pse do ta bënim atë?”, u shpreh Serwer. e.su./abcnew.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!