Një vështrim në jetën e përditshme të Gjermanisë para dhjetë vjetësh të duket sot si një ekskursion në një botë tjetër. Të dhënat dëshmojnë për një ndryshim tepër të shpejtë, për shembull sa i përket konsumit të pijeve, të mishit, apo të duhanit si dhe përdorimit të celularëve. Ja disa shembuj:
Përdorimi i telefonëve celularë
Aktualisht 76 përqind e qytetarëve gjermanë, pra rreth 53 milionë qytetarë të moshës 16 vjeç e lart, përdorin telefon celular me lidhje interneti. Në vitin 2015 kjo shifër ishte 65 përqind dhe në vitin 2012 vetëm 36 përqind. Sidoqoftë përparimi triumfues i celularëve nisi vetëm në vitin 2007 me hedhjen të treg të iPhone.
Konsumi i birrës
Sipas Shoqatës Gjermane të Prodhuesve të Birrës dhjetë vjet më parë konsumi për frymë i birrës ishte rreth 107 litra. Në vitin 2019 në Gjermani ky konsum ka qenë vetëm rreth 102 litra.
Kurse 1976 thuhet të ketë qenë një vit rekord në Gjermaninë Perëndimore me një konsum prej 151 litra birrë për frymë. Sasia e konsumit të birrës pa alkoolik brenda sasisë së përgjithshme të birrës u rrit me nga rreth tre përqind dhjetë vjet më parë në shtatë përqind tani.
Konsumi i mishit
Në Gjermani ka rreth tetë milion vegjetarianë dhe 1.3 milion veganë. Sipas vlerësimeve të ProVeg atyre u shtohen çdo ditë edhe rreth 2000 vegjetarianë dhe 200 veganë. Në vitin 2011 sipas shoqatës së dikurshme të vegjetarianëve VEBU në Gjermani kishte 6 milion vegjetarianë dhe rreth 60,000 veganë.
Pirja e duhanit
Sipas studimeve të ndryshme, të cilaveu referohet ndër të tjera një raport aktual i qeverisë gjermane përqindja e të rinjve deri në moshën 15 vjeç që pinë duhan ka rënë në dhjetë vitet e fundit me dy të tretat.
Kurse tek të rriturit përqindja e duhanpirësve ka rënë që nga viti 2003 nga rreth 40 në rreth 25 përqind tek burrat dhe nga rreth 30 në 20 përqind tek gratë. Një krahasim mes landeve vazhdon të tregojë të njëjtin fakt: në veri të Gjermanisë dhe në qytetet e mëdha ka më shumë njerëz që pinë duhan.DW