Ndryshe nga sa kishte paralajmëruar dy ditë më parë deputeti i opozitës Halit Valteri, Rudina Hajdari nuk do t’i bashkohet grupit të tyre për të formuar një parti të re.
Siç raporton gazetarja Esiona Konomi për abcnews.al, Hajdari do të formojë një parti më vete me nismën “Thurje” duke mos iu bashkuar Myslym Murrizit dhe grupit të tij.
Lexo edhe: “Po e përgatisim me ajkën e qytetarisë”, Hajdari flet për një projekt të ri politik
Hajdari është kthyer në Tiranë pas pushimeve në SHBA duke iu përkushtuar ngritjes së partisë së re.
Abc News ka zhvilluar një intervistë me Rudina Hajdarin, të cilën do ta ndiqni në edicionin e radhës. /abcnews.al