Policia italiane gjatë operacionit “Megaxhiro” ka arrestuar shtetasin shqiptar H.F, 39 vjeç dhe italianin P.C, 50 vjeç. Ata akuzohen për posedim dhe trafik droge. Gjatë kontrollit të kryer në një supermarket në Osimo që ishte në pronësi të shtetasit Italian, është sekuestruar 1 kilogramë kokainë e pastër. Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane dyshja përfitonte deri në 150 mijë euro çdo muaj në aktivitetin e tyre të paligjshëm. Hetuesit ranë në gjurmët e tyre për shkak të shpenzimeve të mëdha. Përveç drogës, policia sekuestroi edhe një listë me emra klientësh, adresa, numra telefoni, shitje dhe pagesa të kryera nga dyshja kriminale. Ndërkohë, të arrestuarit janë transferuar për në paraburgimin e Montakautos. /abcnews.al
Arrestohet një shqiptar dhe një italian në Osimo
schedule15:38 - 11 Maj, 2018
schedule 15:38 - 11 Maj, 2018