Kancelarja gjermane Angela Merkel ka bërë përsëri thirrje për uljen e tensioneve në Mesdheun Lindor, pas apelit nga Sekretari i Shtetit amerikan Mike Pompeo për dialog. Merkel ndërkohë ka kontaktuar me Presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan për të diskutuar në lidhje me situatën, raporton ekathimerini.
Sipas agjencisë së lajmeve turke Anadolu, Erdogan e quajti qëndrimin e disa vendeve europiane të papranueshëm” kundrejt deklaratës që ai bëri për Greqinë duke e cilësuar veprimin e saj “egoist dhe të padrejtë”.
Gjithashtu të enjten, presidenca turke deklaroi se Erdogan kishte zhvilluar një takim me zyrtarët e partisë duke thënë se ai dëshiron dialog me Greqinë. Sipas mediave turke, Erdogan deklaroi se ” çështja e Mesdheut Lindor”, duhet të vazhdojë brenda kornizës së diplomacisë. Turqia ka 100% të drejta në Lindjen e Mesme, transmeton abcnews.al
Nëse Greqia ul tensionet, tha ai, atëherë përmes diplomacisë të dy vendet mund të arrijnë një fitore. “Ne duhet të nxjerrim në pah bashkëpunimet dhe përpjekjet e ndërsjella që kemi pasur me vendet e rajonit, kryesisht me Greqinë, përmes dialogut, tha ai.
Fjalimi i tij u dëgjua me kujdes në Athinë, pasi nga njëra anë anija Oruc Reis e Turqisë është akoma aktive në zonën në jug të Kastellorizo dhe nga ana tjetër fjalët e ashpra të Erdogan gjatë ditëve të fundit kanë qenë larg arritjes së një marrëveshje, transmeton abcnews.al
“Është në dorën e Ankarasë ose të zgjedhë sanksionet ose të ulë tensionet” tha zëdhënësi i qeverisë Stelios Petsas të enjten, duke shtuar se “dialogu nën kërcënime nuk është i mundur.”
Ndërkohë burimet diplomatike greke hodhën poshtë raportet sipas të cilave Greqia dhe Turqia kishin rënë dakord për bisedime të ndërmjetësuara nga NATO. Komentet erdhën pas deklaratës nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg se udhëheqësit e të dy vendeve kishin rënë dakord të fillonin bisedimet, transmeton acbnews.al
“Ne e kuptojmë synimin e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s për të ulur tensionet brenda NATO-s”.
“Sidoqoftë, ulja e tensioneve mund të arrihet vetëm me tërheqjen e menjëhershme të të gjitha anijeve turke nga pjesa kontinentale greke,” shtuan ata.
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova mohoi ndërkohë që Moska po mbështet Turqinë pasi njoftimit se Rusia do të zhvillojë stërvitje detare në Mesdheun Lindor. Moska, tha se “nuk kërkon të përfitojë nga mosmarrëveshja ndërkufitare.”
“Kjo qasje vlen plotësisht edhe për Mesdheun Lindor, ” tha ajo./s.ba.abcnews.al