Kryetari i bashkisë së Rochester, Lovely Warren pezulloi shtatë oficerë policie të përfshirë në vrasjen e Joe Prude, afro-amerikanit i cili vdiq si pasojë e dhunës së ushtruar nga policia.
Vendimi erdhi 5 muaj pasi ngjarja u bë publike. Prokurorja Letitia James premtoi se do të ketë një “hetim të drejtë, të pavarur dhe transparent”.
Familja e Prude ka bërë thirrje për arrestimin e oficerëve të përfshirë në vdekjen e tij shtatë ditë pas incidentit në 23 mars në qytetin e New York-ut.
Vdekja e Prude ndodhi dy muaj para vdekjes së George Floyd, e cila nxiti protestat ndërkombëtare kundër brutalitetit të policisë dhe padrejtësisë racore në Shtetet e Bashkuara./s.ba.abcnews.al