U kap me 4 sirianë në makinë, arrestohet 68 vjeçari në Kukës

schedule09:10 - 4 Shtator, 2020

schedule 09:10 - 4 Shtator, 2020

Policia e Kukësit ka vënë në pranga një person i cili akuzohet për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit.

Sipas policisë i arrestuari është shtetasi T. H., 68 vjeç, banues në Tiranë, i cili u kap në afërsi të PKK Morinë, me automjetin tip “Benz”, me të cilin po transportonte 4 shtetas sirianë.

Ndër të tjera mësohet se 68 vjeçari do t’i ndihmonte shtetasit sirianë, kundrejt fitimit, që të kalonin kufirin në drejtim të Kosovës, në mënyrë të paligjshme.

Njoftimi i policisë:

Vijojnë kontrollet në akset rrugore dhe në kufirin e gjelbër, në zbatim të planit të përbashkët të masave mes DVP Kukës e Policisë Kufitare, me qëllim parandalimin dhe goditjen e tentativave për dhënie ndihmë shtetasve nga vendet e treta, kundrejt fitimit, për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme.

Në kuadër të kontrolleve evidentohet dhe arrestohet në flagrancë 1 shtetas, për veprën penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”, kundrejt fitimit.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin T. H., 68 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i tij u bë pasi u kap nga shërbimet e Policisë, në afërsi të PKK Morinë, me automjetin tip “Benz”, me të cilin po transportonte 4 shtetas sirianë.

Shtetasi T. H., do t’i ndihmonte shtetasit sirianë, kundrejt fitimit, që të kalonin kufirin në drejtim të Kosovës, në mënyrë të paligjshme.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”. e.s/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!