Tjetër “bombë me sahat”, ushtarët e Libanit gjejnë 4.35 ton nitrat amoni në portin e Bejrutit

schedule23:38 - 3 Shtator, 2020

schedule 23:38 - 3 Shtator, 2020

Ushtria e Libanit ka gjetur 4.35 ton nitrat amoni afër hyrjes në portin e Bejrutit, vendi ku ndodhi shpërthimi  i fuqishëm muajin e kaluar.

Shpërthimi në fjalë u shkaktua nga një rezervë e madhe e së njëjtës lëndë kimike shumë shpërthyese, që u mori jetën 191 personave, shkruan abcnews.al

Ushtria tha në një deklaratë të enjten se ekspertët e tyre u thirrën për një inspektim dhe gjetën kimikatin e rrezikshëm në katër kontejnerë të vendosur pranë portit.

Tashmë inxhinierët e ushtrisë “po merren me të”, sipas deklaratës që u krye nga agjencia shtetërore e lajmeve NNA.

Ende nuk ka detaje mbi origjinën e kimikateve ose pronarin e tyre.

Zbulimi vjen gati një muaj pasi gati 3,000 ton nitrat amoni i ruajtur në portin e Bejrutit për gjashtë vjet shpërtheu, duke lënë pas shkatërrim total dhe duke marrë qindra jetë njerëzish.

Veç 191 viktimave, më shumë se 6,000 persona të tjerë mbetën të plagosur. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!