Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Spiropali në Abc News: Duhet të fitojmë mandatin e tretë pavarësisht shifrave

schedule18:01 - 3 Shtator, 2020

schedule 18:01 - 3 Shtator, 2020

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, e cila është edhe njëra prej tre drejtuesve politikë në qarkun e Tiranës për zgjedhjet e 2021 u shpreh në Abc News përballë gazetarit Endri Xhafo se socialistët kanë objektiv mandatin e tretë, pasi ka dallim shumë të madh me PD-në, që sipas saj nuk ka alternativë.

Me pak fjalë fitorja, me shumë fjalë… Ne në Tiranë duam fitoren maksimale dhe besojmë se kemi të gjitha mundësitë, është shtuar numri i deputetëve edhe besojmë se mandatet e shtuara do të shkojnë për PS-në. Besojmë se në Tiranë, Kamzë, Kavajë, Vorë, Rrogozhinë, sa i përket punëve dhe buxheteve, ne jemi si nata me ditën me ata që kanë qenë.

Lexo edhe: Rama tha se askush s’e ka vendin e sigurt në listë, Spiropali: Duhet të provojmë sa vlejmë

Të krahasosh sot bashkinë e Kamzës me mënyrën si qeveriste Xhelal Mziu është e pamundur. Edi Rama di që të krijojë ekip, si në bashki dhe në qeveri. Është një nder i madh të fitosh një mandat të tretë dhe ne besojmë se ky do të jetë një mandat historik, që asnjë forcë nuk e ka arritur. Kjo nuk na takon se jemi ne, por prej punëve që kemi bërë. Që të fitojë, PS-ja në cdo bashki të qarkut të fitojë më shumë se në zgjedhjet e 2017” tha ajo.

Lexo edhe: Dekriminalizimi, Spiropali: Për 2021 do të ndërtojmë ekipin më të pastër! Gënjeshtarët në SPAK

Por përse duhet që qytetarët t’i besojnë PS-së një mandat të tretë? “Analiza nis nga reforma dhe përfundon te marrëdhënia me qytetarët. Po të analizosh reformat, vërtetë kanë qenë kthesa të forta. Nuk e bënin dot reformën në drejtësi ata, sepse ata e kontrollonin sistemin e drejtësisë. Kjo forcë asnjëherë nuk e ka tradhtuar procesin e reformës në drejtësi, ata as nuk donin ta votonin, dosjeve ua kanë vënë kapakun.

Shikoni tani cfarë bëjnë për SPAK-un dhe BKH-në, ne nuk kemi asnjë gisht. Ata po sulmojnë ambasadoren amerikane dhe jo më SPAK-un, dëgjojini nga presidenti që është aspiranti për kryetar të opozitës. Sali Berisha është në fakt drejtuesi i PD-së dhe opozitës shqiptare” tha ajo. Sa i përket takimit të Edi Ramës sot me kryebashkiakët në Elbasan, Spiropali tha se në fokus ka qenë rindërtimi, investimet në zonë, etj.  d.b/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!