Dëmtohet dhe mungon ndaj Italisë, Conte në ankth për gjendjen e mbrojtësit

schedule16:57 - 3 Shtator, 2020

schedule 16:57 - 3 Shtator, 2020

Stefan De Vrij ishte një nga lojtarët më të mirë të Interit në sezonin e kaluar. Mbrojtësi i ekipit të Antonio Contes është dëmtuar së fundmi gjatë një seance stërvitore me kombëtaren holandeze (37 ndeshje dhe 3 gola me Tulipanët).

Ky frenim e ka detyruar 28-vjeçarin të humbasë dy ndeshjet e Nations League kundër Polonisë dhe Italisë, teksa është larguar nga grumbullimi me kombëtaren. Dwight Lodeweges, i cili ka zëvendësuar përkohësisht Koeman në stol, ka vendosur të mos thërrasë tjetër lojtar për ta zëvendësuar.

Ndërkohë, De Vrij do t’i nënshtrohet kontrolleve të specializuara në këto ditë për të mësuar më shumë rreth shkallës së dëmtimit. Serie A nis në datë 20 shtator dhe Antonio Conte shpreson që dëmtimi të mos jetë i rëndë e ta ketë lojtarin sa më shpejt në dispozicion. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!