U përball në miqësore, ish-lojtari i Superiores ngacmon Ibrën në “Facebook”

schedule13:40 - 3 Shtator, 2020

schedule 13:40 - 3 Shtator, 2020

Milani mundi një ditë më parë skuadrën e Novara, me shifrat 4-2. Kuqezinjtë e drejtuar nga Stefano Pioli e panë veten në disavantazh të dyfishtë, por e përmbysën rezultatin.

Në fushë kundër Milanit ishte dhe një futbollist që ka luajtur në Superiore. Bëhet fjalë për Ante Hrkac, i cili luante si mesfushor dhe në të shkuarën ka veshur fanellën e Teutës.

Ai është fotografuar në një aksion me Zlatan Ibrahimovic dhe me shaka në rrjetet sociale boshnjaku shkruan: “Hajde Ibra, se do e marr lehtë”. Hrkac tani duhet të urojë që Ibra të mos e shohë postimin e bërë… /abcnews.al

 

Postimi i boshnjakut

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!