Përgjigjet Pompeo: Cili është rreziku më i madh i SHBA-ve, Kina apo Rusia?

schedule10:27 - 3 Shtator, 2020

schedule 10:27 - 3 Shtator, 2020

Sekretari i Shtetit amerikan Mike Pompeo ka deklaruar se Kina paraqet një kërcënim më të madh për Shtetet e Bashkuara sesa Rusia.

“Kërcënimi më serioz për Shtetet e Bashkuara vjen nga Partia Komuniste e Kinës,” tha Pompeo kur u pyet nga një gazetar  i Fox News se cili vend është më i rrezikshëm për Shtetet e Bashkuara – Kina apo Rusia.

Sipas tij, “Partia Komuniste po forcon ushtrinë, madje ka depërtuar në Shtetet e Bashkuara në një mënyrë që Rusia nuk ka mundur dot ta bëjë”.

Në një intervistë për CNN, Ministri i Drejtësisë amerikane, William Barr, deklaroi se Kina ka ndërhyrë në zgjedhjet amerikane më shumë se Rusia  dhe se ka shkaktuar shkatërrimin e mijëra vendeve punë në SHBA.

“Kjo është diçka e papranueshme.”  Trump nuk do të lejojë më diçka të tillë”, tha ai./s.b.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!