Viktima e radhës, një afro-amerikan humb jetën pas dhunës ekstreme të policisë

schedule09:31 - 3 Shtator, 2020

schedule 09:31 - 3 Shtator, 2020

Në mediat sociale po qarkullon një video në të cilën tregohet dhuna ekstreme e policisë ndaj një afro-amerikani. Pamjet janë tronditëse dhe kanë shokuar popullin amerikan. Incidenti ndodhi në 23 Mars, 2020, në zonën Rochester të New York.

Policia ka arrestuar 41 vjeçarin, nën akuzën e përdorimit të drogës, duke i vendosur një qese plastike në kokë. 41 vjeçari  nuk ka bërë rezistencë, por ndodhej në gjendje paniku.

Ai u dërgua në spital, ku vdiq një javë më vonë si pasojë e dhunës./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!