Ndërsa koronavirusi vazhdon të përhapet në të gjithë botën, Italia ka propozuar bashkëpunimin e vendeve të tjera anëtare të Bashkimit Europian për monitorimin e turistëve duke kryer kontrolle reciproke të COVID-19, në mënyrë që të zvogëlohet numri i infeksioneve.
Udhëtarët që hyjnë dhe dalin nga aeroportet kryesore të Europës duhet të kryejnë të gjithë testin për koronavirusin, sipas ministrit italian të Shëndetësisë, Roberto Speranza.
“Italia do ta paraqesë zyrtarisht propozimin në takimin e së premtes të ministrave të Shëndetësisë të BE-së”, tha ai para Senatit.
Në javët e fundit Italia ka përjetuar një rritje në rastet ditore të COVID-19, por në një masë më të ulët se disa nga shtetet e tjera në BE./abcnews.al