Kancelari austriak Sebastian Kurz e quajti të gabuar vendimin e kancelares gjermane Angela Merkel për të hapur kufijtë për refugjatët pesë vite më parë.
“Që në fillim, unë isha kundër politikës së kufijve të hapur. Politika e kufijve të hapur jo vetëm që kontribuoi në numrin e madh të njerëzve që vinin në Europë, por gjithashtu çoi në një mbingarkesë të madhe në shumë pjesë të Europës Qendrore”, tha Kurz.
Në një intervistë për agjencinë DPA, ai tha se për shkak të politikës së kufijve të hapur, trafikantët e qenieve njerëzore “fituan shuma të mëdha” dhe se në të njëjtën kohë shumë njerëz humbën jetën ndërsa përpiqeshin të kalonin Mesdheun.
“Unë jam i lumtur që pesë vite pas krizës së refugjatëve, ekziston një politikë krejtësisht e ndryshme në Europë,” tha Kurz.
Ai shtoi se duhet të merret parasysh që gjithnjë e më shumë njerëz vijnë përmes rrugës mesdhetare për arsye ekonomike, kryesisht nga Tunizia.
“Këta nuk janë refugjatë të vërtetë, por migrantë për arsye ekonomike,” përfundoi Kurz, duke shtuar se presidenti turk Recep Tayyip Erdogan nuk duhet të përdorë refugjatët për të shantazhuar Europën./abcnews.al