Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shkelja e rregullave të qarkullimit, tre shoferë të arrestuar e 35 leje drejtimi të pezulluara në 24 orë

schedule20:10 - 2 Shtator, 2020

schedule 20:10 - 2 Shtator, 2020

Në 24 orët e fundit, nga Drejtoria e Policisë Rrugore janë pezulluar 35 leje drejtimi, janë vënë në pranga tre drejtues mjetesh si dhe janë vendosur 1,052 masa administrative.

Njoftohet se kontrollet kanë vijuar në të gjitha akset rrugore nacionale, me radar, dhe si rezultat janë konstatuar shpejtësi tej normave të lejuara. 30 prej drejtuesve të mjeteve u është tërhequr leja e drejtimit, për shpejtësi mbi normën e lejuar, që varionin nga 45 deri deri në 70 km/h, mbi normën e lejuar.

Po ashtu, janë vendosur 201 masa administrative për parakalime të gabuara dhe 23 për mosrespektim të sinjalistikës rrugore dhe manovra të rrezikshme në rrugë.

Ndërsa, nga kontrollet me drager në të gjithë vendin janë pezulluar 5 leje drejtimi, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

Në  flagrancë, për drejtim mjeti në gjendje të dehur u arrestuan 2 drejtues mjetesh, ndërsa 1 tjetër është arrestuar pasi nuk kishte leje drejtimi.

Njoftimi:

Gjatë 24 orëve të fundit: 35 leje drejtimi të pezulluara, 3 drejtues mjetesh të arrestuar dhe 1052 masa administrative.

Policia Rrugore, në të gjithë vendin, ka vijuar kontrollet me radar, drager e dronë, për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të kodit rrugor ???✍, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore?.

Kontrollet kanë vijuar në të gjitha akset rrugore nacionale, me radar, dhe si rezultat janë konstatuar shpejtësi tej normave të lejuara. 30 prej drejtuesve të mjeteve iu është tërhequr leja e drejtimit, për shpejtësi mbi normën e lejuar, që varionin nga 45 deri deri në 70 km/h, mbi normën e lejuar ?✈️!!!. ??????????.

Janë vendosur 201 masa administrative për parakalime të gabuara dhe 23 për mosrespektim të sinjalistikës rrugore dhe manovra të rrezikshme në rrugë;

2 masa maksimale me vlerë 30 mijë lekë të rinj, pasi drejtuesit e mjeteve ishin shtetas të huaj;

131 masa për mosvendosje të rripit të sigurimit dhe 172 për përdorim të celularit;

132 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse dhe 389 masa për parkime të gabuara.

Nga kontrollet me drager në të gjithë vendin janë pezulluar 5 leje drejtimi, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

Janë arrestuar në kushtet e flagrancës, për drejtim mjeti në gjendje të dehur, 2 drejtues mjetesh, ndërsa 1 tjetër është arrestuar për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të mos qarkullojnë me shpejtësi tej normave të lejura, mos drejtojnë mjetin nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur, të mos kryejnë parakalime të gabuara, pasi nga analiza e aksidenteve të ndodhura, me pasojë në jetën e qytetarëve, por edhe ato me dëme materiale, ka rezultuar se në shumicën e rasteve shkaku i akisdenteve lidhet me shkeljen e rregullave të përmendura më lart.

#zbatorregullatudhëtoisigurt
#RespektoKufizimeteShpejtësisëmos??️
#MosPërdor?gjatë drejtimit të?  S.B/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!