Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Aleksandër Vulin është përplasur verbalisht me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Beograd Kyle Scott. Mediat njoftojnë se debati mes tyre ka nisur për shkak të qëndrimeve të kundërta për gjendjen e mediave në Serbi. Pas ndarjes së çmimit për gazetari investiguese, Scott tha se ndihet i shqetësuar për situatën në mediat e Beogradit.
Ndërsa Vulin iu kundërpërgjigj menjëherë: “Ambasadori Scott, mos e fyeni Serbinë. Shikoni më parë në oborrin e tuaj e pastaj jepni leksione për të tjerët”, citohet të ketë thënë ministri i Mbrojtjes.
Kurse Scott i rikujtoi se çmimi për gazetarinë investiguese ishte dhënë për disa shkrime që ngrenë akuza për afera korruptive të Vulin me blerjen e një banese. /abcnews.al