Ngrirja e vezëve, embriologu Haxhia në spitalin Hygeia shpjegon procedurën

schedule17:18 - 2 Shtator, 2020

schedule 17:18 - 2 Shtator, 2020

Gratë që duan të bëhen nëna në një kohë më të vonë kanë një mundësi përtej asaj biologjikes për të realizuar  dëshirën e tyre.

Mjeku embriolog në Klinikën e Fertilitetit të Spitalit Hygeia në Tiranë tregon se ato mund të ngrinë vezët për ti ruajtur për një kohë të pacaktuar.

“Të gjitha këto gra e bëjnë ngritjen e vezëve përpara një moshe të caktuar. Te rreth 35-37, përpara kësaj moshe konsiderohet optimale për ruajtjen e qelizave.”

Procedura u vjen në ndihmë dhe pacienteve që janë prekur nga tumoret dhe duhet t’i nënshtrohen kimioterapisë.

“Këta pacientë në momentin që diagnostikohen me këtë sëmundje…në një moment të dytë kur e kalojnë këtë problem, duan që të krijojnë familje dhe kjo është e pamundur. Duke i ngrirë vezët në një moment përpara fillimit të terapisë, bën të mundur që në një moment të dytë, ata të kenë mundësi që të kenë fëmijën e tyre.”

Mjeku Marsel Haxhia në Klinikën e Fertilitetit në Spitalin Hygeia në Tiranë tregon si kryhet kjo procedurë.

“Gratë, në një cikël të rregullt menstrual, çdo cikël prodhojnë një vezë. Ne do e stimulojmë në mënyrë të përshtatshme për vezoren e tyre që të prodhojë sa më shumë vezë. Sa më shumë vezë, aq më shumë mundësi kemi për të pasur shtatëzani më vonë…Marrja e vezëve bëhet me sedacion, në gjumë, 5-10 minuta zgjat. Ngrirja duhet të bëhet nga një embriolog i specializuar për këtë punë.”

Në spitalin Spitalin Hygeia në Tiranë ngrirja e vezëve është një procedurë që kryhet me sukses prej vitesh. /abcnews.al/