FOTO/ Me Kuran në duar, pendohet Stresi: Nuk jam në rrugën që ti Zot do të më shohësh

schedule14:12 - 2 Shtator, 2020

schedule 14:12 - 2 Shtator, 2020

Stresi është një ndër reperët më të përfolur të skenës shqiptare. Ai është shumë aktiv në rrjetet sociale , ku publikon herë pas here foto dhe video nga më të ndryshmet.

Rreth një orë më parë, Stresi shfaqet me librin e shenjtë të Kuranin në duar, ndërsa shkroi edhe disa fjalë me të cilat i drejtohet Zotit.

“Ndoshta nuk jam në rrugën që ti i madhi Zot do me m’pa, por veç mirë kam bo. Në besë nuk kam pre spiunuar kurrë. Mirë kam bërë po aq shumë sa dhe veten kam lënë mbas dore, por një gjë është e sigurt, besimi në ty 1000 për qind”, ka shkruar ai.

Kujtojmë se Stresi këto ditë ka finalizuar bashkëpunimin me Morena Tarakun, i cili pritet të publikohet shumë shpejt./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!