Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez njihen si një nga çiftet më të lumtura të showbizit. Ylli i Juventusit dhe modelja shpesh postojnë foto në “Instagram” nga jeta e tyre personale, ku që të dy duken shumë të lumtur në krahët e njëri tjetrit.
Mbrëmjen e djeshme kanë postuar për ndjekësit e tyre një video katër minutëshe, ku kanë treguar çaste nga dasma e tyre e vogël të cilën e festuan me 22 gusht. Ronaldo dhe Georgina shfaqen shumë të lumtur me miqtë e tyre, ku sigurisht nuk mungojnë trëndafilat, shampanja, puthjet, përqafimet dhe kërcimet.
“Jeta është më e bukur kur ti je me personin që dashuron. Shijo çdo moment me gëzim dhe lumturi, Georgina,” ishin fjalët e portugezit përkrah videos. Ndërsa modelja shkruajti se ajo do të jetë gjithmonë e dashuruar me të. Ajo çka bie në sy tek festa është se asnjë nga të ftuarit nuk mban maskë apo respekton distancën e caktuar. /abcnews.al

