Shënohet 75-vjetori i përfundimit të Luftës së Dytë Botërore në SHBA

schedule11:23 - 2 Shtator, 2020

schedule 11:23 - 2 Shtator, 2020

Shtetet e Bashkuara shënojnë 75 vite nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore. Në këtë ditë, gjenerali i Ushtrisë amerikane, Douglas MacArthur, zhvilloi një ceremoni pas dorëzimit të Japonisë. Ceremonia e shkurtër u zhvillua në Gjirin e Tokios, në anijen ushtarake të Missouri .

Duke iu drejtuar përfaqësuesve të aleatëve të mbledhur në anije, gjenerali MacArthur tha se ashtu si njerëzimi, ai shpresonte që pas kësaj ngjarjeje kaq të rëndësishme, një botë më e mirë do të lindte nga gjaku dhe tmerret e së kaluarës, një botë që do t’i përkushtohej dinjitetit të njeriut dhe plotësimit të dëshirave më të shtrenjta të njerëzimit, lirisë, tolerancës dhe drejtësisë.

Lufta e Dytë Botërore (1939-1945) ka qenë një ndër luftërat më të përgjakshme gjatë historisë së njerëzimit. Ceremonia do të zhvillohet online për shkak të pandemisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!