Çifti i njohur Nora Istrefi dhe Robert Berisha i dhanë fund martesës së tyre pas shumë vitesh bashkë. U përfol se mes tyre hyri modelja shqiptare që jeton në SHBA, Jessica Kadiu.
Ajo pranoi se pak kohë më parë kishte një lidhje me Robertin, mirëpo më pas u tha se ata u ndanë. Gjithçka mbeti në kuadër të thashethemeve, deri sa pak orë më parë, Jessica ka konfirmuar gjithçka.
“Po dhe nuk kam kohë dhe energji të merrem me dikë. Një lidhje me dikë kërkon shumë punë nga të dy personat që të shkojë mirë. Jam duke mësuar të plotësoj nevojat e mia së pari, para se të plotësoj nevojat e dikujt tjetër”, ka shkruar Jessica në përgjigjen ndaj fansit i cili e pyeti se a është beqare në Instastory./abcnews.al