Bllokimi nga koronavirusi ka rikthyer tek filipinasit tregtinë mall me mall.
Duke luftuar për të siguruar jetesën, Lorraine Imperio ndërroi një palë këpucë Nike për një pulë, në një faqe të këmbimit në internet, një nga dhjetra që kanë dalë gjatë bllokimeve të virusit në Filipine.
Me miliona njerëz të privuar nga punët e tyre dhe të detyruar të qëndronin në shtëpi për të ngadalësuar përhapjen e koronavirusit, filipinasit janë dyndur në grupe në Facebook për të shkëmbyer pasuritë e tyre, duke përfshirë pajisjet e kuzhinës, lodrat e fëmijëve dhe çantat.
“Është kaq e vështirë në ditët e sotme. Nuk e dinim nga do t’i merrnim paratë për të paguar faturat për ushqime”, tha Imperio, nënë e dy fëmijëve burri i së cilës punon me kohë të pjesshme në një dyqan në Manila, shkruan abcnews.al.
Orët e tij janë shkurtuar për shkak të pandemisë dhe tani fiton vetëm rreth 9,000 pesos (185 dollarë) në muaj, gjysma e të cilave përdoret për të paguar qiranë për apartamentin e familjes.
Grupet e shkëmbimit në internet kanë siguruar mbijetesën për Imperios dhe të tjerë të goditur rëndë nga kufizimet disa mujore të virusit në vend që filluan në mars dhe e kanë zhytur ekonominë e vendit në një recesion të thellë.
Të paktën 98 grupe, disa me dhjetëra mijëra anëtarë, po veprojnë në të gjithë arkipelagun, sipas një liste të AFP. /abcnews.al