Kryeministri Edi Rama në 100-vjetorin e luftës së Vlorës ka ndarë pamje nga monumenti i bërë nga i ati Kristaq Rama.
Rama thotë se nuk rri do pa thënë se ndihet bukur për faktin se kushdo që do përkujtojë atë luftë do përulet përballë kësaj vepre.
“Mirëmëngjes, në këtë ditë të veçantë të 100 vjetorit të Luftës së Vlorës, kur duke ju uruar një ditë të mbarë nuk e fsheh dot kënaqësinë që më jep kjo video e monumentit ku shoh duart e tim eti, Kristaq Ramës,
s’rri dot pa ju thënë se ndjehem bukur, shumë bukur, për faktin se kushdo që do ta përkujtojë atë luftë do të përulet përballë kësaj vepre, e cila e mbart me seriozitet përballë kohës që ikën barrën e kujtimit për Luftën e Vlorës”, shkruan Rama./abcnews.al