Adriano Galliani, ish-administratori i Milan, ka rrëfyer për Sky Sport pengjet e tij dhe dy lidhen me transferimet kur ishte pjesë e kuqezinjve. Sigurisht pengu më i madh është humbja e Champions League në vitin 2005.
“Kam dy pengje: njëri është Carlos Tevez dhe madje mbaj mend edhe datën. Ishte 12 janari i vitit 2012. Pengu tjetër është shitja e Ibrahimovic dhe Thiago Silva.
Pas tetë vitesh njëri prej tyre është te Milani sërish dhe tjetri luan te Chelsea. Ishin dy nga lojtarët më të rëndësishëm të PSG në vitet e fundit”, shprehet Galliani.
Gjithsesi momenti më i dhimbshëm dhe pengu më i madh është tjetër për Gallianin: “Sigurisht, të gjitha këto zbehen kur krahasohen me finalen e humbur të Champions League kundër Liverpool”. /abcnews.al