PD ka reaguar në lidhje me deklaratën e sotme të kryeministrit Rama, i cili nga Elbasani u shpreh se “jemi gati për mandatin e tretë.
Në një postim në Facebook, nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka shkruan se “xhaja tashmë ka nisur që të kërkojë armiq të brendshëm dhe të padukshëm.”
Sipas PD, Rama ka filluar që të rrjedhë nga pleqëria sepse, shton Paloka, “nuk besoj se dikush ja ka mbush mendjen se me këtë stil demode mund të frymëzojë ndokënd.
Postimi i plotë i Edi Palokës:
“Filloi xhaja te zbuloj armiq te brendshem madje dhe te padukshem… Keto jane shenjat kur fillon e te kap plakja keq, fillon dhe gjen armiq te padukshem edhe brenda stanit qe ke zgjedhur vete.
Ka filluar te rrjedhe nga pleqeria, se nuk besoj se dikush ja ka mbush mendjen se me kete stil demode mund te frymezoje ndokend… vec taulantit dhe shokeve te tij te toyta yaris.”
Kujtojmë këtu se pasditen e sotme, kryeministri Edi Rama mblodhi në Elbasan grupin e PS-së ku ndau porositë dhe caktoi drejtuesit politikë në qarqe.
Rama, gjatë fjalës së tij, i ftoi deputetët socialistë që të reflektojnë dhe të punojnë si skuadër për të marrë mandatin e tretë vitin e ardhshëm. /abcnews.al/