“X5” një diss ndaj Getinjos? Melinda ka një sqarim për projektin e fundit

schedule15:30 - 1 Shtator, 2020

schedule 15:30 - 1 Shtator, 2020

Gjiko dhe Melinda Ademi publikuan projektin më të fundit që mban titullin X5. Por, përpos vëmendjes së madhe që mori, kënga u bë shkak i një përplasjeje virtuale mes Getinjos dhe Melindës.

Pjesa në tekst kur kjo e fundit thotë “Pretty motherf**er”, shprehje të cilën e përdor dhe Getinjo, bëri që reperi ta merrte personale tekstin e këngës.   Mirëpo, pas këtij reagimi Melinda ka vendosur të bëjë një sqarim në Instagram, duke thënë se kënga e saj më e re nuk është “diss” për askënd.

“Kisha dasht me sqaru se kënga “X5″ nuk është diss për askujt, nuk ka nevojë me u keqkuptuar asgjë mes rreshtave të këngës. Paqe dhe suksese prej krejtve”, ka shkruar Melinda. Kujtojmë që projekti u prit mjaft mirë nga publiku, i cili brenda një dite arriti të gjenerojë më shumë se 1 milion klikime në Youtube. /abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!