Lideri i iniciativës qytetare URA, Dritan Abazoviç ishte ai që vendosi se kush do të qeverisë në Malin e Zi duke rrëzuar kështu nga pushteti pas 30 vitesh Milo Gjukanoviçin.
Katër deputetët e drejtuar prej tij ishin shumë të vlefshëm në përcaktimin e maxhorancës së re në Malin e Zi.
Nisur nga vëmendja që ka mbledhur, mediat serbe kanë kërkuar në deklaratat e shkuara të tij duke i rikthyer sëfundmi në një mënyrë të deformuar, shkruan abcnews.al.
Kështu, Telegraf.rs i është referuar një statusi në Facebook dhe një interviste të tijën duke e nxjerrë ato nga konteksti sikur ka thënë se nëna e Skënderbeut ishte serbe dhe se nuk nevojitej një bust i tiji në Ulqin.
Çfarë tha në të vërtetë:
Gazetari: A do të ngrihet përmendorja e Skënderbeut në Ulqin?
Abazovic: Unë mendoj se do të vendoset gjatë vitit 2019 dhe mendoj se Skënderbeu pavarësisht perceptimit, megjithatë është nje personalitet pajtues për këtë rajon, nëse historia lexohet në mënyrë të gabuar, e dini se nëna tij ka qenë sllave apo serbe dhe babai… dhe unë mendoj se se ai ka qenë i pari që iu ka përgjigjur në mënyrë të organizuar në atë hapësirë asaj që ishte Perandori Osmane, unë mendoj se ai është nje personalitet pajtues.
Por sa më përket mua personalisht unë mendoj se Ulqini duhet të fitojë diçka tjetër, mendoj se duhet të kemi përmendore për marinarët tanë, për flotën e madhe detare që e kishin për Servantesin, për Sabati Zevin që ka vdekur në Mal të Zi.
/abcnews.al