Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

E padëgjuar: I moshuari francez dëshiron të vdesë, por shteti nuk ia lejon

schedule14:52 - 1 Shtator, 2020

schedule 14:52 - 1 Shtator, 2020

Një i moshuar francezë dëshiron të vdesë, por shteti nuk ia lejon. Mund të tingëllojë e pabesueshme, por është e vërtetë. Alain Cocq refuzon të përdorë ilaçet që po e mbajnë gjallë.

Por, para se të vdesë, ai ia ka caktuar vetes një amanet: t’i bëjë thirrje presidentit francez Emmanuel Macron për të ndryshuar ligjin me qëllim që mjekët ta bëjnë vdekjen më të lehtë dhe me pak dhimbje.

Por një lajm i keq vjen për të moshuarin, ku dëshira e tij nuk mund të plotësohet.Pasi ndryshe nga shtetet fqinje të Francës si Zvicra, Belgjika dhe Holanda, që kanë ligjet që mundësojnë vdekjen e asistuar në disa raste. Franca u ka rezistuar thirrjeve, kryesisht nga presioni i madh i Kishës katolike që mëson se jeta duhet të marrë fund vetëm me vdekje të natyrshme./abcnews.al



 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!