Nga David Spiegelhalter, The Guardian
Herët ose vonë, ne do të na duhet të hetojmë mbi rolin dhe vërtetësinë e statistikave gjatë krizës së Covid-19, ” deklaroi gazetari Ross Clark.
“Çdokush duhet të vihet para përgjegjësive nëse ka kontribuar sadopak në përhapjen e panikut te njerëzit.
Në librin tim “Arti i Statistikave”, i botuar vitin e kaluar, unë kam cituar fjalët e shkrimtares Nate Silver , e cila tha: “Statistikat nuk flasin vetë… ne i japim atyre kuptim”.
Gjatë kësaj krize, njerëzit i kanë interpretuar shifrat në mënyra të ndryshme. Këtu përfshihet edhe krahasimi i Suedisë me vendet e tjera, në të cilën u vu re se një bllokim i rreptë ishte i panevojshëm .
Statisticienët priren gjithmonë të jenë të saktë në interpretimin e të dhënave por sigurisht që ka disa raste kur ata nuk janë të sigurt dhe ndihen të dobët para përgjegjësive që kanë, shkruan abcnews.al
Ata gjithashtu nuk duhet të fajësohen për njoftimet e përditshme të qeverisë gjatë muajve të parë të bllokimit për shkak të pandemisë. Aty u zbulua se si politikanët raportuan shifra më të larta duke i ilustruar madje edhe me grafikë.
Shifrat gjatë periudhës në maj i quajta “teatër”. Pasaktësia e disa prej këtyre shifrave po zbulohet tani: numri i viktimave në Angli ra në mes të gushtit me rreth 5,000, pasi shifra e përgjithshme tani nuk përfshin askënd që vdes 28 ditë pas rezultatit pozitiv, shkruan abcnews.al
Shifrat mund të mos tregojnë rezultatin që secili nga ne pret por ato rrallëherë janë të gabuara. Kjo është arsyeja pse komuniteti i statistikave deklaroi se “”nëse 100 njerëz të infektuar me Covid-19 , do të trajtoheshin me plazmë, 35 prej tyre do të shpëtonin ”.
Nëse kjo është e vërtetë, ky do të ishte një nga zbulimet më të mëdha mjekësore në histori, duke shpëtuar një jetë për çdo tre njerëz të infektuar.Por është plotësisht e gabuar.
Në fakt 8.9% e atyre që u trajtuan vdiqën, krahasuar me 13.7% të një grupi tjetër. Diferenca absolute ishte 5%, kështu që nëse do u besonim shifrave, në fakt 20 njerëz duhet të shpëtonin.
Njerëzit kanë prirjen të kenë pritshmëri të ekzagjeruara ndaj Covid-19, dhe unë e pranoj që statisticienët duhet të marrin disa përgjegjësi për të bërë publike idetë e tyre mbi rrezikshmërinë e sëmundjes, shkruan abcnews.al
Është mashtrim nga ana jonë nëse do u themi njerëzve se vetëm 1% e njerëzve vdesin pas infektimit nga koronavirusi. Pasi e vërteta është se sipas të dhënave 20% e personave të infektuar humbin jetën nga koronavirusi.
Ne duhet të përqendrohemi te rreziku që vjen pakicat, nga privimi i vendeve të punës që përballen njerëzit, ku secila prej tyre mund të dyfishojë rrezikun e infektimit dhe vdekjes nga Covid-19.
Rreziku i infektimit rritet me rreth 12% për çdo moshë.
Përhapja e virusit në fillim të epidemisë tregoi se sa e vështirë ishte për të kuptuar rritjen eksponenciale, por kjo mund të na ndihmojë të kuptojmë pse nuk kemi rritje të shtrimeve në spital apo viktima pavarësisht rritjes së rasteve. Është thelbësore që ne jo vetëm të jemi të informuar mbi rastet, por të dimë moshat e tyre, shkruan abcnews.al
Sipas raportit të fundit nga Shëndeti Publik në Angli, niveli më i lartë i rasteve pozitive përfshinte grupmoshën 15-44 vjeç. Nëse do të infektoheshin 5,000 persona të moshës 30-vjeçare, fataliteti do të ishte i ulet me vetëm 1 ose 2 viktima dhe kjo shpjegon mungesën e pasojave të rënda deri më tani.
Personat që kanë nevojë për më shumë kujdes, janë ata që kanë imunitet më të dobët dhe të moshuarit. Kjo është një kohë e vështirë për të gjithë ne, dhe të gjithë ne kemi nevojë të ekuilibrojmë situatën e cila na ka shkaktuar kaq shumë pasiguri, shkruan abcnews.al
Si një komunitet, ne kemi nevojë për një mbikëqyrje gjithnjë e më intensive të koronavirusit, dhe duhet të veprojmë më shpejtë duke kombinuar përpjekjet tona me rihapjen e shkollave, duke rigjallëruar ekonominë dhe duke mbrojtur personat më të rrezikuar.
Dhe si individë, të gjithë duhet të përballemi me faktin se pandemia nuk do të zhduket menjëherë edhe nëse do të zhvillojmë një vaksinë. Vaksina nuk mund të na sigurojë mbrojtje të plotë. Proces i rikthimit në normalitet do të jetë i ngadaltë dhe i vështirë.
Ky tranzicion në një botë që nuk është “e sigurt”, do të drejtohet nga statistikat. Dhe në përgjithësi, unë mendoj se statistikat kanë bërë një punë të mirë gjatë krizës./abcnews.al