Palët e mbetura në marrëveshjen e lëkundur bërthamore midis Teheranit dhe fuqive botërore do të takohen më 1 shtator ndërsa Shtetet e Bashkuara po bëjnë presion që OKB të vendosë sanksione mbi Iranin.
Takimi do të drejtohet nga zyrtarja e lartë e Bashkimit Europian, Helga-Maria Schmid, gjithashtu do të marrin pjesë përfaqësues nga Britania, Kina, Franca, Gjermania, Irani dhe Rusia.
Shtetet e Bashkuara janë tërhequr nga marrëveshja historike e vitit 2015 më shumë se dy vite më parë. Britania, Franca, Gjermania, Kina dhe Rusia po luftojnë për të shpëtuar marrëveshjen, e cila i ka lehtësuar sanksionet kundër Iranit, në këmbim të zvogëlimit të programit të tij bërthamor.
Javën e kaluar, Irani ra dakord që inspektorët e OKB të vizitojnë dy zona të dyshuara për organizimin e veprimtarive të padeklaruara në fillim të viteve 2000.
Irani e ka ndërmarrë këtë hap pasi Këshilli i Sigurisë së Kombeve të Bashkuara ka bllokuar përpjekjen e SHBA-së për të rivendosur sanksione ndërkombëtare kundër Republikës Islamike./abcnews.al