Bella Hadid falenderon publikisht shqiptaren, çfarë i bashkon vajzat sëbashku

schedule09:56 - 1 Shtator, 2020

schedule 09:56 - 1 Shtator, 2020

Modelja e njohur, Bella Hadid u shfaq në ‘MTV Video Music Awards 2020’ me një veshje të stiluar nga Carlos Nazario dhe të realizuar nga një dizajnere e talentuar shqiptare, Nensi Dojaka, e cila ka përfunduar studimet për modë në Londër.

“Bella Hadid bëri ëndrrat e mia realitet. Jashtëzakonisht mirënjohëse. Kaq shumë dashuri. Bella në VMA-s me një veshje nga koleksioni vjeshtë-dimër 2020 i prezantuar në Fashion Fest”, shkroi Nensi në Instagramin e saj duke treguar sesa e lumtur është.

https://www.instagram.com/p/CEi_-eJgas3/

Megjithatë pas këtij momenti nuk ka munguar as postimi i Hadid, e cila ka zgjedhur ta falenderojë publikisht Nensin.
“E veshur nga një dizajnere e re, jashtëmase e talentuar @nensidojaka stiluar nga vëllai im @mr_carlos_nazario”, shkroi Bella.

https://www.instagram.com/p/CEkYWYngD9b/?utm_source=ig_embed

Kujtojmë që Nensi ka përfunduar 3 vite më parë studimet Bachelor në Kolegjin e Modës në Londër, ndërsa së fundmi sapo është diplomuar në studime pasuniversitare edhe në Central Saint Martins, pjesë e Universitetit të Arteve në Londër./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!