Ronela Hajati është një nga emrat më aktiv të skenës shqiptare. Ajo e surprizon herë pas here publikun shqiptar me daljet e saj të ndryshme si një kameleon i vërtetë.
Përmes disa fotove të publikuara së fundmi në Instagram, këngëtarja ka paralajmëruar se ky shtator do të jetë një mrekulli me shumë dashuri e fishekzjarre.
“Ky Shtator ,bashke me ditelindjen time do jete nje mrekulli me shume dashuri dhe fishekzjarre ”, ka shkruar ajo.
Kujtojmë se “Gënjeshtar” dhe “Pare” janë dy projektet e fundit muzikore nga Ronela Hajati, të cilat u mirëpritën nga fansat e saj./abcnews.al
https://www.instagram.com/p/CEkZFHsFkDo/