Sipas MeteoAlb: Moti i kthjellët dhe vranësirat të lehta mbizoterojne në të gjithë Shqipërinë deri në pasdite kur në zonat Veriore-Verilindore vranësirat shtohen duke sjellë shira të izoluar .
Nata largon vranësirat nga i gjithë vendi duke ri-kthyer kthjellimet.
Temperaturat e ajrit ulen ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 15°C deri në 33°C.
Era do fryjë mesatare në tokë por e fortë në det me shpejtësi deri 55 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar dallgëzim 5 ballë.