Megjithëse prej disa kohësh Dj Sardi ka konfirmuar lidhjen e dashurisë, ai është munduar ta mbajë atë larg vëmendjes së mediave. Shpesh, ai ka ndarë momente në rrjete sociale me partneren e tij, por gjithmonë është treguar shumë i kujdesshëm për të mos zbuluar identitetin e saj.
Mirëpo, së fundmi Dj Sardi ka publikuar një foto mjaft të ëmbël, ku shihet krah të dashurës dhe duke zbuluar pak më shumë nga imazhi i saj, nga çfarë jemi mësuar të shikojmë. Dyshja ka pozuar të shtrirë buzë detit, teksa shijojnë perëndimin e diellit.
Përsa i përket projekteve muzikore, Dj Sardi publikoi një muaj më parë këngën që mban titullin “Tarantella” në bashkëpunim me Markon. Gjithashtu së bashku me Ronela Hajatin, Dj solli “himnin” e ri të ekipit të Tiranës që mban titullin “KF Tirana -Bardh’ e blu”. /abcnews.al/